Pronar i Los Angeles Clippers, personi i gjashtë më i pasur në botë, ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, do të mbledhë 1 miliard dollarë nga Microsoft pa bërë asgjë. Këtë shumë monetare do ta marrë nga dividentët për vitin 2024. Sipas mediave të huaja, shuma vjen nga rritja e dividentit të gjigantit të teknologjisë në 75 cent për aksion në tremujor, ose 3 dollarë në vit.
Ballmer zotëronte 333.2 milionë aksione të kompanisë në 2014 dhe ai do të marrë në shtëpi pak më pak se 1 miliard dollarë në vitin fiskal 2024. Kjo shumë monetare, sipas CNN shkon për Ballmer vetëm për zotërimin e thjeshtë të aksioneve, pavarësisht nga performanca e tij. Mbledhja do të bëhet me kushtin që bordi i Microsoft-it të mos ulë dividentët.
Ballmer raportoi 656 milionë dollarë të ardhura në 2018 sipas faqes së internetit ProPublica dhe ai duket se i nënshtrohet një takse 20% mbi dividentët për individët që fitojnë më shumë se 500,000 dollarë të ardhura të tatueshme në vit. Ai do të paguajë gati 200 milionë dollarë taksa mbi dividentët e Microsoft. Epo, Ballmer do të marrë 1 miliard dollarë nga Microsoft, duke mos bërë absolutisht asgjë.