A kërkojnë falje shqiptarët? Ja çfarë tregon sondazhi

Shqiptarët e kanë të vështirë të kërkojnë falje pasi nga gjetjet e Barometrit, vetëm 39.7% e tyre pranojnë se kanë kërkuar falje për gabimet që mund të kenë bërë ndaj të tjerëve gjatë vitit 2023.

Ndërsa 58.9% e tyre janë përgjigjur se rrallëherë kanë kërkuar falje për gabimet që ata vetë kanë bërë ndaj të tjerëve.

Interesant qëndron fakti se edhe për gabimet që janë bërë ndaj tyre, rrallë herë është kërkuar falje. 68.7% e të anketuarve konfirmojnë se gjatë 2023 rrallë herë u është kërkuar falje për gabimet që janë bërë ndaj tyre.

Ndërsa 29.6% pranojnë që shpesh herë, njerëzit që i kanë lënduar u kanë kërkuar falje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu