Thaçi përkujton ditëlindjen e Arbën Xhaferit

Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 69 vjetorin e lindjes së tij. Ndryshe, Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor.

Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Millosheviçit. Pas kësaj periudhe, punon si analist në të përjavshmen “Koha” me botues Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë. Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Arbën Xhaferi ka ndërruar jetë me 15 gusht 2012, rreth orës 16:00 si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu