Megjithëse mungoi delegacioni nga Maqedonia, në sesionin dimëror të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës nuk mungoi tema e zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni.
Eurodeputeti, Stefan Shenah, duke prezantuar raportin, rikujtoi situatën në të cilën u mbajtën zgjedhjet, gjegjësisht krizën dyvjeçare politike, intervenimin e ndërkombëtarëve, si dhe formimin e PPS-së.
“Rezultati u pranua nga gjashtë partitë dhe koalicionet që morën pjesë në zgjedhje. Rëndësia e partisë politike shqiptare, BDI, u nda në dysh, duke fituar vetëm dhjetë mandate. Koalicioni qeveritar humbi shumë ulëse, kështu që VMRO-DPMNE dhe BDI tani kanë vetëm një votë më shumë”,– theksoi eurodeputeti, Stefan Shenah.
Për Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, zgjedhjet e dhjetorit ishin hap thelbësor në zgjidhjen e krizës së thellë politike, e cila zgjati dy vite.
Forcat kryesore politike ranë dakord mbi një seri të ndryshimeve të paligjshme institucionale për të siguruar pjesëmarrje të barabartë në këto zgjedhje, thuhet në konkluzionet e KE-së pas misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Maqedoni.
U kërkua zgjidhje e përhershme për saktësinë e regjistrit të votuesve, pasi kishte qytetarë të cilëve iu pamundësua e drejta e votës. Njëherit shprehet shqetësim edhe për mosformimin e qeverisë së re.
“Deri më tani nuk është formuar qeveri dhe kjo na shqetëson, ne si Këshill i Europës duhet të ndjekim këtë”,- u shpreh eurodeputeti, Stefani Shejnah.
Eurodeputeti, Nemete Zoltan, vlerësoi se mosinteresimi i Europës mbi Ballkanin vazhdon të rritet, ndërsa jostabiliteti i saj është gjithnjë e më i madh, prandaj, sipas tij, Këshilli i Europës duhet të reagojë dhe të kthejë vëmendjen drejt Ballkanit.
Në këtë sesion të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës mungoi delegacioni nga Maqedonia për shkak të moskonstituimit të plotë të Kuvendit republikan.