Milan vazhdon të jetë në kërkim të përforcimeve.Gerard Deulofeu është transferuar zyrtarisht në Milan. Por, ai nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit nga San Siro i kanë ofruar Genoas mundësinë e shkëmbimit të sulmuesit M’Baye Niang me mesfushorin Lucas Oscampos, përcjell “lajmi.net”.Palët janë të gatshme të negociojnë shkëmbimin, në tentim për të realizuar marrëveshjen.