Turqia, Rusia dhe Irani arrijnë marrëveshje për armëpushimin në Siri

Turqia, Rusia dhe Irani e kanë arritur një marrëveshje sot për ta formuar një mekanizëm trepartiakësh për mbikëqyrjen e shkeljeve të mundshme të armëpushimit në Siri.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, “Anadolu”, raporton se ky mekanizëm do të veprojë në mbikëqyrje momentale, si dhe do ta përdorë ndikimin e vet ndaj palëve luftuese për t’i ndalur përleshjet.

Kjo marrëveshje është vetëm njëri nga disa artikuj për të cilët palët janë pajtuar në një deklaratë, e cila pritet të publikohet sot pasdite, raporton “Anadolu Agenci”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu