Heqja e vizave: Mërgimtari shqyen letrat e Zvicrës, pas 15 vitesh kthehet në Kosovë

Mërgimtari Fatmir Shala, ka bërë një gjë që nuk e ka bërë askush deri tash. Për 15 vite kishte jetuar në Zvicër, por që liberalizimi i vizave ia ndryshoi krejtësisht mendjen dhe zemrën.

Ai ka vendosur që përfundimisht, të heq dorë nga letrat e Zvicrës duke i shqyer ato.

Tani ai do të kthehet në Kosovë, ku thotë se ka hapur biznes familjar.

Postimi i plotë i tij:

“Te dashur shok e dashamire, ju drejtohem sot ne naten e ndrrimit te motmoteve pak me ndryshe se herave tjera. Duke iu uruar nje vit te mbare e plot bereqet shpresoj te takohemi prap vitin tjeter. Sot per shume kend behet endrra realitet duke iu mundesuar levizja e lire pa viza ne zonen shengen, por qe une paksa i zhgenjyer me popullin tim vendosa te iu drejtohem me nje mesazh sensibilizues.

Si i ri morra rrugen e mergimit, duke qene i bindur qe ne vendin tone nuk ka te ardhme vendosa te zhvendosem ne zvicer per nje jete me te mire, fatkeqesisht morra me vete edhe traditen familjare te punimit me dru, ku pa dijenin time atdheu i huaj e shfrytezoj duke me marre edhe rinin time. U bene me shume se 15 vite qe jetova pa atdhe, pa familje, pa shoqerine e shkolles, pa dinjitet. Por si cdo sfide e ka edhe anen e mire te saj, nuk mund te kaloj pa i falenderuar disa familje shqiptare qe japen maksimumin te me zevendesojne familjen time. Duke mos dashur ta zgjas shume, iu drejtohem sot qe te e mendoni mire para se te vendosni perfundimisht te leshoni Kosoven, mendojeni mire qe vendi i huaj sbehet dot i juaji, mendojeni mire qe paraja se blen dot familjen e as lumturine, mendojeni qe po qe i pa aft nuk te do i huaji e po qe i aft do ia dalesh me se lehti ne atdheun tend. Pa dashur te nenvlersoi asnje kombesi un sot me 1 janar 2024 kam vendos te heq dore nga “letrat” e Zvicres, duke iu falenderuar edhe njehere qe me morri rinin time. Sot pasi u bene 2 vite parapergatitje te kthehem ne vendin tim, kam hapur biznes familjar, kam filluar jeten qe me ka munguar gjate gjithe asaj kohe qe isha ne mergim, sot kur te gjithe te rinjte kane drejtuar syt drejt perendimit.

Te nderuar familjare, shok e dashamire nuk dua te keqkutpohet mesazhi im, dua te jem ze frymezues per ju dhe familjet tuaja, thirrni mendjes, zgjohuni e punoni shume ta zhvillojme vendin tone, le te behemi shembull ne rajon si duhet atdheu.

Me dashuri i juaji”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu