Sulejman Mehazi
Për besë kotë lodhemi duke biseduar, shkruar e bërë analiza kombinatorike kush?, cili?, e cila parti do koaliciononte për formimin e qeverisë së re në R. e Maqedonisë, kur çdo gjë është e logjikshme dhe e qartë, se shtetin e Maqedonisë do ta udhëheqin një parti maqedonase, e ajo është LSDM-ja e Zaevit, dhe dy partitë shqiptare: BDI-ja e Ali Ahmetit dhe LR PDSH-ja e Ziadin Selës. Pse mendojmë kështu?
-Një, duke parë e ndëgjuar në media se VMRO-ja nuk pranon kurrë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë, dy, Gruevski nuk do kishte pranuar kurrë funksionimin e Prokurorisë Speciale, po nuk do pranonte dhe pikat tjera të Platformës së Përbashkët Politike Shqiptare;
-Në anën tjetër BDI-ja për t’ia bërë qejfin VMRO-së, nuk do rrezikonte veten të zhdukej përgjithmonë nga skena politike;
-Sipas deklaratave politike këmbëngulëse të Besës, shihet, se partia e Bilall Kasamit jo vetëm që nuk do të bashkëpunonte me VMRO-në e korruptuar, por nuk do të vepronte së bashku me BDI-në për të qeverisur shtetin. Pra, partia e Bilal Kasamit është pajtuar që të mbetet në opozitë;
– Partia e Ziadin Selës, LR PDSH-ja sipas të gjitha gjasave nuk do bashkëpunonte me Nikolla Gruevskin për shkak të mos përkimit, pajtimit të pikave kushtore: Ziadini kërkon që Gruevski të kërkonte falje publike për të bërat e shëmtuara ndaj shqiptarëve; zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë teritorin e Maqedonisë; buxheti i barabartë në mënyrë proporcionale; federalizimi i shtetit etj.
– PDSH-ja e ishkryetarit Menduh Thaçi, për shkak të egzistencës së saj, mund të koaliciononte me të dy partitë maqedonase për të shpëtuar veten, mos angazhimi i saj në qeveri rrezikon qenien e PDSH-së;
Sipas kësaj qasje politike të lartshënuar, na del, se partitë shqiptare në Republikën e Maqedonisë do formojnë qeveri me partinë maqedonase të Zaevit, ky, dhe gjatë fushatës zgjedhore u premtonte shqiptarëve, zyrtarizimin e gjuhës shqipe; Zaevi përkrahë fuqishëm funksionimin e Prokurorisë Speciale; premton barabarësi qytetare etj.; Këtë koalicion qeveritar për ndryshime e përkarahë BE dhe SHBA-ja.
Sipas të gjitha gjasave qeveria do të udhëhiqet nga LSDM-ja, BDI-ja, LR PDSH, po mundet dhe PDSH, BESA e Bilall Kasamit definitivisht do mbetet në opozitë.