Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi në deklaratën e tij për gazetën Dnevnik ka thënë se ende s’ka asgjë të re në bisedimet për formimin e Qeverisë.
“Ne vazhdojmë me konsultime brendapartiake dhe konsultime me grupe të ndryshme të interesit, siç janë: intelektualë, gazetarë, përfaqësues të organizatave qeveritare, si dhe me përfaqësues ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit. Bujar Osmani ka folur për opsionet e BDI-së, ndërkaq marrëveshja e majit është e garantuar edhe ndërkombtarisht”, ka deklaruar Grubi.
Në media është spekuluar se tashmë BDI dhe VMRO-DPMNE kanë rënë në ujdi për formimin e Qeverisë.