Moti i keq “paralizon” Europën, temperaturat deri në -43,6 gradë celsius

Gati e gjithë Europa Perëndimore është përfshirë nga moti i keq, me shirat dhe përmbytjet, që kanë prekur kontinentin.

Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike. Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit.

Me të njëjtin mot po përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu