Një ekip arkeologësh kanë gërmuar varre që datojnë që nga shekulli i 11-të para Krishtit. Në njërën prej tyre, u zbulua një mori bizhuterish, si dhe një përkrenare e veçantë greko-ilire, një nga vetëm disa që u gjet në të gjithë botën.
Përkrenarja ilire u përdor nga etruskët e lashtë dhe skithët, dhe më vonë u bë e njohur për ilirët.
Nuk është e lehtë të imagjinohet ndjesia e hasjes në një zbulim kaq të rëndësishëm arkeologjik. Pas dy mijë vjet e gjysmë të zhdukur, vjen zbulimi befasues: një përkrenare e lashtë ilire del sërish në dritë, sipas greekcitytimes.
Këto helmeta janë jashtëzakonisht të rralla, eksiztojnë vetëm rreth dhjetë të tilla në të gjithë botën.
Puna arkeologjike në këtë vend të veçantë në rajonin e Peljesaçit filloi këtë verë dhe po vazhdonte gjatë gjithë javës së kaluar. Zbulimi arkeologjik, më saktësisht një varr nga shekulli i katërt para Krishtit, fshehu një thesar të vërtetë historik.
Përveç përkrenares greko-ilire, studiuesit që hulumtuan varrin antik në Kroaci, zbuluan gjithashtu një grumbull armësh hekuri, përfshirë shtiza dhe thika. Të paktën dy persona të tjerë u varrosën në të njëjtin varr, duke përfshirë një grua të veshur me byzylyk bronzi.
Ndër artefaktet e tjera të zbuluara, ishin “pesëmbëdhjetë kapëse bronzi dhe argjendi, 12 gjilpëra, disa zbukurime dhe piskatore bronzi spirale dhe disa qindra paste qelqi dhe rruaza qelibari, që u përkisnin gjerdanëve”./Konica.al