“Illyrian TSX” makina e parë shqiptare, e realizuar në Itali nga Qendrim Thaçi nga Drenasi i Kosovës

Është prezantuar në Torina makina e parë e prodhuar nga një shqiptar. Bëhet fjalë për veturën “Illyrian TSX” e realizuar nga Qëndrim Thaçi nga Drenasi. Supermakina pritet të jetë rivalja e markave luksoze italiane si Lamborghinit apo Ferrari.

Për herë të parë prezantohet një makinë e markës shqiptare. “Illyrian TSX” është shfaqur në ekspozitën torineze TREDITECH në Itali. Realizuesi i saj është shqiptari nga Drenasi i Kosovës Qëndrim Thaçi, i cili është rritur në Itali.

Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro, në bazë të specifikave.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo veturë ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu