Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, kërkon që Lugina të bëhet pjesë e dialogut

Deputeti i vetëm shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Fatmir Hasani, ka theksuar se shpreson që çështja e Luginës së Preshevës do të futet si pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hasani, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ka qenë provokim i palës serbe, për arsye se, sipas tij, nuk ka ardhur si pasojë e një marrëveshje ndërshtetërore.

“Kemi dhënë deklarata për mediat në Beograd, ku kemi vlerësuar së ky tren është dashur të niset me marrëveshje ndërshtetërore, pa ikona dhe pa transparente…”, ka theksuar Hasani, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka thënë se ai si deputet është më i padëshiruari në Parlamentin e Serbisë, i cili përbëhet nga gjithsej 250 deputetë.

Hasani ka thënë se ai si deputet do ta ngriste çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, vetëm në rast se sipas tij, kjo ide i propozohet nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu