Taravari apo Osmani, Lloga flet se kë do të mbështes ASH e krahut të tyre?

Ministri i drejtësisë dhe sekretari gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga është pyetur në A2CNN se kë do të mbështesin në zgjedhjet për president pasi që deri tani janë dy kandidatë, Arben Taravari nga opozita shqiptare VLEN dhe Bujar Osmani nga BDI.

“Është një moment shumë specifik tani që po flasim sepse ASH po kalon një traumë që nuk mund të them të ndarjes, por ku lideri i saj braktisi shtëpinë e vet politike. Ajo për të cilën unë sonte nuk mund të them se për këtë do të votojmë sepse ne akoma po konsolidohemi dhe këto ditë do ti drejtohemi gjykatës themelore në Tetovë të ndahet pjesa e amullisë publike se kujt i përket ASH. A është ajo që u shkri sot në një koalicion të ashtuquajtur opozitar apo ajo në të cilën ne po bashkëqeverisim në Qeveri. Dhe mes këtyre dy kandidaturave nuk mund të shprehem se normalisht qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm duhet të jetë konform qëndrimeve të partisë. Por pata një sms nga një mik i përbashkët nga Tetova që tha se ju duhet të zgjidhni mes kundërshtarit dhe atij që tradhëtoi shtëpinë e tij. Dhe do të jetë shumë e rëndë për në si ASH dhe që mund të jetë një opsion i tretë që ne të kemi kandidatin tonë. Por e gjitha kjo duhet të kaloj përmes organeve partiake dhe java e ardhshme do të jetë determinante për ne se si do të lëvizim në procesin presidencial”, deklaroi Lloga.

Ai shtoi se ka qenë pikërisht ai që i ka propozuar kryetarit të partisë bashkë me kryetarin e Kuvendit, Ziadin Sela, që njëri nga ta ti prijë garës për president, në mënyrë që të efektojë raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. “Dhe kjo nuk është pranuar në mënyrë kategorike nga ana e Arben Taravarit. Dhe ndodhën disa pozicionime dhe sot që po flasim po ndodhë rikonfigurimi i skenës politike shqiptare. Dhe ish-kryetari braktisi shtëpinë politike dhe u kandidua nga subjekte tjera, nga BESA e Bilall Kasamit, nga Alternativa dhe sot që flasim ne kemi pasur dy kongrese paralele, ku njëri nuk ka pasur numrin e nevojshëm të delegatëve, nga ana e Taravarit dhe njëri ku ne kemi zgjedhur për kryetar Ziadin Selën”, deklaroi Lloga. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu