Ademi: Ideja e Ahmetit për president shqiptar do të realizohet

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka bërë të ditur në një deklaratë për mediat se ideja e Ahmetit për të pasur një president shqiptar do të realizohet. Ai theksoi se kjo është një ide që synon zgjedhjen e kryetarit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave, duke përfshirë një proces të përfshirë dhe të gjerë konsensusi në nivel shoqëror dhe politik me më shumë se 80 vota në Kuvend.

Me mbi 80 vota në kuvend si dhe me beditur që të arrihet konsensusi ndëretnik për të parandaluar mbi votimin etnik dhe imponimin e vullnetit të vetëm të 2 partive më të mëdha politike maqedonase. Me këtë do të kursejmë mbi 20 milion euro në shtet 10 mijëra qytetar do të kursehen nga procesi i mbledhjes së nënshkrimeve te gjithë qytetarët do të kursehen nga fushata dhe pjesëmarrja në zgjedhje për një funksion protokollar”, tha ai.

Ai shtoi se kjo ide është prezantua nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë kongresit të dytë zgjedhor të BDI-së në Shkup në vitin 2019, ku ai renditi 12 pozita, duke përfshirë edhe presidentin, duke e theksuar si pamundësi për shqiptaret.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu