“Shqipëria vendi i parë në Evropë për rritje të turistëve”

Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë si shteti me rritjen më të madhe të turistëve në vitin 2023 me mbi 53 për qind më shumë se në vitin 2019 dhe vendin e katërt në botë, për rritjen më të madhe që pas pandemisë.

Kështu bën të ditur raporti i Organizatës Botërore të Turizmit, që jep shifrat dhe rendit performancën turistike të të gjitha vendeve të botës.

Shqipëria kryeson listën e ndjekur nga Andorra, Lihtenshtejni e Islanda.

Rreth rritjes së turizmit në Shqipëri, dje është deklaruar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Nga ato lajme që ta mbushin zemrën 😍 🗣️Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka publikuar se Shqipëria ishte destinacioni me performancën më të mirë në Europë për vitin 2023 përsa i takon rritjes së flukseve turistike✈️🇦🇱 Rezultat shumë domethënës i një përpjekjeje të gjithanshme, i cili shënon nivelin e ri ku është ngjitur Shqipëria në sytë e botës dhe po ashtu tregon drejtësinë e politikave tona zhvillimore në rrugën drejt majës së #Shqipërisë2030“, shkroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu