Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë shqiponjën, ja çka thotë Armata maqedonase (FOTO)

Fotografia që është përhapur në rrjetet sociale dhe në disa portale, ku shihen shiqptarët me uniforma të ushtrisë së Maqedonisë, duke bërë shqiponjën, ka reaguar menjëherë sot Armata e Republikës së Maqedonisë, njofton TetovaSot.

Nga ARM-ja thonë se fotografia është bërë nga ish-ushtarë të shërbimit ushtarak vullnetar, të cilët nuk janë më radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht ato pas përfundimit të shërbimit ushtarak vullnetar nuk janë më anëtarë të Ushtrisë, theksoi sot Shtabi i ushtrisë maqedonase.

“Fotografia është bërë në kazermat në Veles gjatë shërbimit ushtarak në periudhën tetor 2014- janar 2015”, informojnë nga ARM./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu