Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

“Ryanair”-kompania irlandeze e fluturimeve me kosto të ulët mund të rrisë çmimet e biletave këtë verë me 10 për qind nga viti në vit për shkak të mungesës së avionëve.

Këtë e paralajmëroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Michael O’Leary.

Ai tha se problemet me dërgesat e avionëve Boeing dhe Airbus do të kufizojnë kapacitetin për të transportuar pasagjerë dhe kështu do të ndikojnë në rritjen e çmimit, transmeton Sky News.

“Në verën e vitit 2023, tarifat tona mesatare të fluturimit u rritën me 17 për qind në vit, dhe ato do të rriten përsëri në verën e 2024”, njoftoi Michael O’Leary.

Ryanair aktualisht beson se tarifat e fluturimit këtë verë do të rriten midis 5 dhe 10 për qind nga viti në vit.

“Mund të jetë më e lartë ose më e ulët se kaq, ne vërtet nuk e dimë,” tha O’Leary.

Ryanair fillimisht parashikoi se do të transportonte 205 milionë pasagjerë në vitin fiskal që përfundon në fund të marsit 2025.

Pritshmëritë tani janë më modeste për shkak të mungesës së avionëve.

Me më pak avionë, mund të na duhet ta zvogëlojmë atë numër në 200 milionë pasagjerë ose edhe më poshtë se kaq, paralajmëroi Michael O’Leary.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu