Ndodh një gabim në bankë, 30 mijë punëtorë në Cyrih marrin gabimisht dy herë pagën e shkurtit

Qyteti zviceran i Cyrihut pagoi gabimisht punonjësit e tij dyfishin e pagës së tyre për muajin shkurt, sipas mediave lokale.

Rreth 30 mijë punëtorë kanë marrë dy paga, dhe gabimin e ka bërë Banka Kantonale e Cyrihut (ZKB), shkruan Swissinfo.

Autoritetet lokale deklaruan se ZKB bëri një gabim teknik dhe se administrata e qytetit bëri gjithçka në rregull.

Këtë e kanë shkruar në një deklaratë të përbashkët të hënën pasdite qyteti i Cyrihut dhe Banka Kantonale. Aktualisht banka po heton se si ka ndodhur rasti.

Portali zviceran thekson se zyrtarët e qytetit “nuk kanë çfarë të festojnë”, pasi janë të detyruar të kthejnë rrogën e dytë të paguar gabimisht.

Vlera e pagave të dyfishta është rreth 200 milionë dollarë, dhe autoritetet e qytetit dhe ZKB aktualisht po punojnë për ta bërë shlyerjen sa më të thjeshtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu