Paralajmërimi i frikshëm për një “Hiroshimë” e “Nagasaki” në Kosovë

Prej muajsh në Kosovë po debatohet mbi një projekligj që synon prindërim pa çiftim. Në këtë kuadër, deputetja Albena Reshitaj bëri një paralajmërim të frikshëm.

Ajo tha se lindja e fëmijës me metodën IVF mund të dërgojë deri te incesti.

“A e dini çka ndodh nëse fëmijës pas moshës 18-vjeçare që është krijuar nga IVF nuk e njeh prindin gjenetik, duke pasur parasysh çfarë e kemi numrin e popullsisë dhe duke u zvogëluar popullata? Probabiliteti i martesës së një vëllai me motër është shumë i madh”, tha ajo.

“Krijimi i mundësisë për të pasur martesa mes vëllait dhe motrës, pastaj për të pasur fëmijë me anomali kongjenitale është shumë e madhe. Për mua është një Hiroshimë dhe Nagasaki”, u shpreh deputetja në fjalë.

Medota e diskutueshme i jep të drejtë një gruaje që të ketë fëmijë pa patur bashkëshort, ku as ajo e as fëmija nuk e dinë se kush është i ati. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu