Një rast i pazakontë është shënuar në qytetin e Prishtinës, ku një burrë ka denoncuar gruan në polici.
Ai ka deklaruar se që prej fillimit të martesës dhunohej vazhdimisht psikologjikisht nga bashkëshortja e tij.
Fillimisht gruaja ëhstë arrestuar menjëherë, por më pas është lënë e lirë pasi është marrë në pyetje.
“Prishtinë 02.03.2024-13:30.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat e Kosovës.