“Faleminderit mixhë”, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Besartës për Rifat Jasharin

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari ka ndarë momente të jashtëzakonshme nga ngjarjet e 5,6 dhe 7 mars 1998, kur ishin sulmuar nga forcat serbe.

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari ka ndarë momente të jashtëzakonshme nga ngjarjet e 5,6 dhe 7 mars 1998, kur ishin sulmuar nga forcat serbe.

Në përvjetorin e 26-të, Besarta në një fjalim në akademinë për Epopenë e UÇK-së me emocione rrëfeu po ashtu periudhën e vështirë nëpër të cilën kanë kaluar si familje.

Ajo tregoi për atdhedashurinë e skalitur thellë në familjen Jashari.

“Pashmangshëm po filloj me gjyshërit e mi, babën Shaban e nënën Zarife… përkundër asaj që jeta i përballi me sfida të rënda… ata në vend të dëshpërimit dhe dorëzimit ata zgjedhën shpresën dhe forcën…arritën të gjejnë paqen me dashuri dhe mirëkuptim…

Me këtë arritën të bëhen model për fëmijët e pasardhësit…”, tha ajo.

Besarta më tej thotë “të frymëzuar nga edukata familjare për atdhedashuri, njësoj edhe mixha Rifat, babushi e bali Adem ishin përcaktuar dhe dedikuar për kauzën për liri të vendit e bashkim kombëtar.

Kuptohet ky dedikim për atdheun kishte rreziqe dhe krijonte sfida të rënda për familjen, por lidhja, dashuria dhe mirëkuptimi brenda familjes, mes tre vëllezërve ka bërë që t’i përballoj secilës sfidë”.

Besarta po ashtu pati një rrëfim emocionues për punën dhe përkushtimin e Rifat Jasharit.

“Më lejoni që pak fjalë t’i them për mixhën Rifat që edhe atë periudhë na ka munguar shumë të gjithëve, që krahas aktivitetit kombëtar kishte marr përsipër edhe barrën e sigurimit të mirëqenies së familjes, duke jetuar në mërgim.

Ai ka qenë shtylla ekonomike e familjes dhe e organizmit të parë të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit mixhë”, tha para të pranishmëve Besarta.

Ajo po ashtu përmendi edhe sakrificën e jashtëzakonshme të grave të familjes Jashari.

“Krahas këtyre burrave ishin edhe gratë e tyre që gjithmonë kanë qenë përkrah tyre, nëna Zahidja, Zarfija, nëna Feride dhe Adilja…. Këto i kemi shembull edhe sot për sakrificën dhe përkushtimin e tyre për familjen….”, tha ndër të tjera ajo.

Besarta ka ndarë edhe përjetimet e saj, rrëfimin e jashtëzakonshëm nga 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu