Prokuroria Speciale bastisi shtëpinë e ish komandantit, Sylejman Selimi

Prokuroria Speciale bastisi shtëpinë e ish komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit në Kosovë. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen operacione, duke mos dhënë detaje. Nga ana tjetër, Hajredin Kuçi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish-eprorit të UÇK-së, Kadri Veseli, tha se është kontaktuar nga EULEX-i lidhur me punën e tij, duke përmendur se nuk ka bastisje në shtëpinë e tij. Ndërkohë avokati i Selimit thotë se bastisja nuk ka të bëjë me dyshime ndaj ish komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, por për sigurimin e provave që ndërlidhen me procedimet penale. për Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së. Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa. Ndër gjykimet që po vazhdojnë janë ai ndaj Veselit, ish-krye parlamentarit Jakup Krasniqi, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e Sylejman Selimit. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Artan Qerkini, avokati i Sylejman Selimit. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu