Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informoi se prej sot qytetarët e rajonit të Shkupit letërnjoftimet e reja mund ti tërheqin nëpër stacionet përkatëse të lëshimit të dokumenteve dhe jo përmes postës.
“Pas një analize, shtë konstatuar se dorëzimi i letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është i pakompletuar, jo gjithëpërfshirës dhe jo efikas, dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te punonjësit e policisë, të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen”, thuhet në deklaratë.
Pas kësaj, MPB bën të ditur se shpërndarja dhe dhënia e letërnjoftimeve do të bëhet në hapësirat e stacioneve policore kompetente vendore. Çdo qytetar do të mund të ketë qasje në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë kartën e përfunduar të letërnjoftimit.