Autoritetet me detaje nga tërmeti që u ndje herët në mëngjes në Shkup, Tetovë e Gostivar

Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës sizmologjike evropiane-mesdhetare është ndjerë në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë, ndërsa me intensitet prej III ballë në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 247 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Malin e Zi, me magnitudën lokale të Rihterit ML5.3, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu