Tabelat dygjuhëshe shqip dhe serbisht që dje u vendosën në pjesën veriore të Kosovës janë vandalizuar dhe janë shlyer me ngjyrë të zezë tek pjesa e mbishkrimit shqip.
Lajmin e ka shpërndarë Klan Kosova në rrjetet sociale, përcjell INA.
“LAJMI I FUNDIT: Tabelat njoftuese në gjuhën shqipe të vendosura sot në Veri, momentalisht janë në këtë gjendje”, raporton Klan Kosova, duke nxjerrë edhe fotot në orët e vona të natës.