Spekullime gjermane: Ja kush mund të jetë pasardhësi i Erdoganit

Pak ditë më parë, presidenti Erdoğan njoftoi tërheqjen e tij nga politika, duke thënë se zgjedhjet lokale të marsit do të jenë të fundit për të.

Deklarata e presidentit turk “nuk është befasuese pasi sipas Kushtetutës, Erdogan nuk mund të kandidojë për një mandat tjetër”, vëzhgon Rrjeti gjerman i lajmeve (RND). “Por vëzhguesit në Ankara janë të kujdesshëm nëse presidenti i Turqisë ka ndërmend të largohet”, vijon kjo media, duke shpërfaqur më pas mllefin tipik gjerman ndaj liderit turk që nuk arriti ta rrëzonte dot, edhe pse financoi protesta kundër tij si ajo e Gezi Parkut në Stamboll

Erdogan “sundon në një mënyrë autoritare dhe nuk do ta lërë në diskrecionin e partisë së tij që të zgjedhë pasardhësin e tij, por do ta zgjedhë atë vetë”. Dhe siç theksojnë media gjermane, ka akuza të përsëritura për shkelje financiare nga presidenti Erdogan – si ato të raportuara së fundmi nga Ali Gesilda. “Erdogani duhet të ketë frikë se kur të humbasë imuniteti penal që ka si president, këto akuza do të hetohen. Prandaj është kaq e rëndësishme për të kush do ta pasojë atë”.

Një pasardhës i mundshëm përmendet, ndër të tjera, sipas DW.com dhe një prej dhëndërve të Erdoganit, Selcuk Bayraktar, president i kompanisë së industrisë së mbrojtjes Baykar, një njeri që “personizon për shumë njerëz ngritjen e Turqisë në një komb të teknologjisë së lartë”.

“Bayraktar është i popullarizuar me tre milionë ndjekës në X, dhe ai gjithashtu ka sfondin e nevojshëm islam, pasi babai i tij ishte një i besuar i liderit islamik dhe mentorit të Erdoganit, Necmetin Erbakan. Përveç kësaj, Bayraktar nuk duket se e përjashton përfshirjen në politikën turke.

Deri në vitin 2028, megjithatë, shumë mund të ndodhin. Ndoshta Erdogan do të kuptojë deri atëherë se vendi i tij ka ende nevojë për të. Dhe nëse ai rishikon ose thjesht injoron Kushtetutën, ai mund të kandidojë për një mandat tjetër”, përfundon RND. /tesheshi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu