Tragjedi! Po punonin në çati, 15-vjeçari rrëzohet dhe humb jetën para syve të të atit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aleksandropolisit ditën e sotme.

Një 15-vjeçar, ka humbur jetën para syve të të atit.

Ngjarja ka ndodhur teksa 15-vjeçari po punonte me të atin në çatinë e pallatit pesëkatësh, ku ndodhet banesa e familjes.

Për arsye ende të panjohura, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit nga EKAV dhe zjarrfikësja. Por 15 -vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu