Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë njofton se në vitin 2017 për anëtarët e ARM-së, në pajtim me planin për blerje është paraparë që të blihen 7000 uniforma ushtarake dhe 4000 palë çizme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky njoftim vjensi reagim ndaj LSDM-së, e cila ka hedhur akuza ndaj ministrisë në fjalë për gjendjen me veshmbathjen e ushtarëve të ARM-së.
Më tej, Ministria e mbrojtjes bën të ditur se ka përgatitur program për modernizim të Armatës, me vlerë prej 300 milionë euro, shumë më e madhe e investuar ndonjëherë, që pas pavarësimit të vendit.
Theks të veçantë është vënë në blerjen e pajisjeve të reja për ARM-në që do të jenë në pajtim me standardet e NATO-së./Telegrafi/