Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Niam Miftari, thotë se varrezat dhe manastiret serbe pas vitit 1999 janë shndërruar në magazina ushtarake serbe.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se, kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, janë shndërruar në baza zyrtare të MUP-it serb.
Sipas Miftarit, këto kisha e manastire tashmë janë qerdhe të sigurta për terroristët serb.
Postimi i plotë:
Varrezat dhe Manastirat serbë pas 1999 sidomos në veri të Kosovës të shndërruar në baza e magazina ushtarake serbe!
Kishat dhe Manastiret serbe nē Kosovë përveç që i paraprijtën çdo masakres, çdo gjenocidit, çdo vrasje… të shqiptarëve nga qershori i vitit 1999 janë shndërruar në baza zyrtare të MUP- it, Xhandarmërisë, të UDB-së, dhe sot janë qerdhe të sigurta për terroristat Serbo Rus.
Gjithashtu varrezat ortodokse serbe nga viti 1999 janë të mbushura me armë ushtarake serbe arsenal pēr nevojat e sulmeve dhe aksioneve të koordininura tē vrasësve zyrtarë dhe para ushtarakëve (terroristavë) serbë në Kosovë! /Bota Sot