16-vjeçari shqiptar që po shkëlqen në Danimarkë: Ndjehem danez, nuk pretendoj të luaj për Kosovën

Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që luan ë kategorinë e dytë të futbollit danez me Sonderjysken ka befasuar në Danimarkë.

Hyseni është me prejardhje nga Kosova por i lindur dhe i rritur në Danimarkë.

Ai ka treguar se nuk pretendon të vesh fanellën e Kosovës dhe të luaj për të pasi ndjehet më shumë danez pavarësisht që prindërit e tij janë nga Kosova.

“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë”, ka thënë Hyseni në një intervistë për “Der Nordschleswiger. “Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, ka thënë golashënuesi më i ri në historinë e Sonderjysket./koha.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu