Do të vazhdojë sot mbledhja e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim si vazhdim i mbledhjes së mbrëmshme që kishte të bëj me vendimin e partisë së Ahmetit se me kë do të shkojë në koalicion, informon Zhurnal.
Sot, është afati i fundit për të vendosur nëse do të shkohet me partinë e Nikolla Gruevskit apo BDI do të zgjedhë ndonjë opcion tjetër për tejkalimin e krizës politike që po shkaktohet pas zgjedhjeve pas rezultatit tejet të ngushtë mes dy partive më të mëdha maqedonase.
Nesër mandatari Nikolla Gruevski duhet që para parlamentit të prezantojë programin qeveritarë dhe përbërjen e kabinetit nëse ai arrinë të formojë shumicën parlamentare, ndryshe nëse nuk e arrinë atë duhet që të dorëzojë mandatin tek presdienti, Ivanov.