Presion i jashtëzakonshëm nga mediat opozitare ndaj Ahmetit, nga BDI: Ahmeti prioritet ka interesat kombëtare

Ngushtimi i rrethit për shpalljen e ndonjë koalicioni të ri qeveritarë duket se ka vënë në lëvizje disa portale opozitare që të shpifin mbi figurën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për t`i bërë presion atij që të mos bëj koalicion me VMRO-në, informon Zhurnal.

Sot një portal që njihet publikisht si opozitar ka botuar një lajm shumë shpifës dhe denigrues i cili sipas komenteve në opinion shihet si një lloj presioni apo paralajmërimi ndaj kreut të kësaj partie që të mos merr vendim për koalicion me VMRO.

Një funksionarë i lartë i BDI-së për Agjencinë e lajmeve Zhurnal thekson se “Paralajmëtimet ndaj partisë sonë janë që moti, mirëpo kreu i BDI-së Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka rënë pre e këtyre kërcënimeve apo shantazheve por që ai do të analizojë mirë situatën para se të sjellë vendim se me kë do të bëj koalicion dhe se për të më me rëndësi janë interesat kombëtare.” tha funksionarë i lartë i BDI-së për Zhurnal.

Ndryshe, pas mbledhjes së parë të zhvilluar sot në selinë e BDI në Tetovë zëdhënësi i saj Bujar Osmani gjithashtu shpalosi edhe pikat për të cilat po diskutohet në kryesinë qendrore para se të meret vendim për formimin e qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu