Profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu është i shqetësuar me mortalitetin tek shqiptarët, ku viteve të fundit kemi gjithnjë e më pak lindje.
Sipas tij, Kosova e Maqedonia po shkojnë hapave të Shqipërisë.
“Ja si po shuhet fara e shqiptarit. Nëse vazhdohet me këtë trend të raportit mes natalitetit (lindshmërisë) dhe mortalitetit (vdekshmërisë) nuk është I largët viti kur nuk do të ketë më shqiptarë, pasi edhe Kosova e Maqedonia po shkojnë hapave të Shqipërisë”, ka shkruar Spahiu.