Tmerr në ajër, avionit i ndodh e papritura gjatë fluturimit, pilotët bëjnë ulje emergjente (VIDEO)

Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi është në vazhdim.

Kompania ajrore “Southwest Airlines” deklaroi se ekipet e mirëmbajtjes do të inspektojnë avionin, i cili u ngrit në orën 7:49 të mëngjesit me orën lokale dhe u kthye në aeroport në orën 08:15.

Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra përpara se të kthehej i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit 25 minuta pas nisjes.

Në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe nuk ka pasur të lënduar.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu