Në këto zgjedhje presidenciale në garë janë dy kandidatë shqiptarë: Bujar Osmani nga koalicioni i BDI-së i quajtur Fronti Evropian dhe Arben Taravarin nga ASH me koalicionit opozitar shqiptar VLEN.
Por nga pavarësimi i vendit, cili nga kandidatët shqiptarë ka marrë më shumë vota në cikle zgjedhje presidenciale?
Muharrem Nexhipi që garoi në zgjedhjet e 1999 nga radhët e PDSH-së është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni koha.mk.
Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare. Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave.
Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kundërkandidat i tij nga PPD ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota.
Në zgjedhjet e vitit 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili nga PDSH fitoi 78.714.
Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota, i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota. /INA/