Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi: Nuk pranojmë as të bisedojmë me Gruevskin

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi mbrëmë gjatë emisionit debativ “Studio e Hapur” në TV Nova shumë hapur tha se me Gruevskin në asnjë rast nuk ulemi as që të bisedojmë për qeverisje.

Gjatë emisionit debativ, Ibrahimi pos tjerash shtjelloi edhe pozicionin e Besës kundrejt partive maqedonase, për çka ai tha se: “Në të kaluarën kemi pasur parti shqiptare që rrinin nëpër seli të VMRO-së vetëm për të qenë pjesë e qeverisë. Është hera e parë që një subjekt shqiptar nuk shkon dhe as që pranon të bisedoj me Gruevskin”, përfundoi Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu