Në mbledhjen e djeshme maratonike të Kryesisë Qëndrore të BDI-së, e cila kaloi në një atmosferë tejet të tensionuar, shumica e antarëve të Kryesisë Qëndrore të BDI-së ishin kundër koalicionit me VMRO-në e Nikolla Gruevskit apo me persona të inkriminuar në afera koruptive të cilat janë pjesë e proceseve hetuese nga ana e PSP-së.
Ajo që vlenë të theksohet se Xhevat Ademi ishte i vetmi nga radhët e deputetëve aktual të BDI-së, që ishte i vendosur dhe kategorik kundër koalicionit me VMRO-në e Nikolla Gruevskit apo me persona të inkriminuar në afera koruptive të cilat janë pjesë e proceseve hetuese nga ana e PSP-së.