Dy liderët nënshkrues të platformës së përbashkët shqiptare në Tiranë në prani të Edi Rames, vazhdojnë të heshtin për premtimin që ia kanë dhënë kryeministrit të Shqiperisë.
Sela dhe Kasami para Edi Rames kanë thënë se do ta mbështësin Ali Ahmetin për formimin e qeverisë së ardhshme, vetëm nëse Ahmeti hynë me platformën shqiptare.
Ata janë zotuar, pavarësisht cili do të jetë kryeministri i ardhshëm, do ta mbështësin Ali Ahmetin, nëse Ahmeti si kusht do ta ketë platformën e përbashkët për qeverinë e re.
TetovaSot edhe pse i ka pyetur dy partitë nënshkruese Lëvizjen BESA dhe LR-PDSH-në, ata nuk janë përgjigjur dhe kanë vendosur të heshtin nëse ia kanë kthyer fjalën Edi Ramës.
Siç mëson portali TetovaSot, BDI-ja nuk lëviz nga platforma e saj që është nënshkruar nga tre liderët politik shqiptarë në Tiranë në prani të Edi Ramës.
BDI-ja, dy partive maqedonase LSDM-së dhe VMRO-së ua ka nxjerrë në tavolinë platformën e shqiptarëve, dhe cila do t’i pranojë pikat e plaftormës me atë parti do të koalicionojë.
Edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të mbledhjes mbrëmë u shpreh, se partia maqedonase që do ti pranojë kërkesat e shqiptarëve me atë BDI-ja do të arrijë marrëveshje.
Ndryshe sot është fjala e fundit e Ali Ahmetit i cili do ta vulos qeverinë e ardhshme.