Analisti maqedonas Vllado Popovski mbrmë në një intervistë në TV Nova theksoi se Ali Ahmeti ka të drejt të vendosë vetë edhe nëse anëtarësi e partisë nuk pajtohen me atë. Sipas tij, BDI sot duhet ta tregojë vendimin përfundimtar dhe nuk duhet të më të fshehet.
“Ahmeti mund të vendos edhe vetë, por ka dëshirë t’i dëgjon të gjithë dhe kjo do të thotë se i jep vetes kohë për të vlerësuar se a duhet ta ndërroj mendjen dhe të bashkangjitet me qëndrimet e disa anëtarëve. Të dielën do të jetë dita e fundit dhe nuk mund më të heshtet për atë se çfarë ndodh në BDI dhe çfarë do të ndodhë me mandatin e dhënë VMRO-DPMNE-së”, tha mes tjerash Popovski.