Me keqardhje të thellë Fronti Evropian dhe shtabi i Frontit Evropian shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin për vendimin e papritur të opozitës shqiptare për të organizuar në të njëjtën ditë në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend tubim përmbyllës, për të cilin më parë shtabi i Frontit Evropian ka marrë konfirmim dhe leje nga Sektori për punë të brendshme për mbajtjen e tubimit përmbyllës më 6 maj në sheshin Iliria.
“Ky vendim i papritur i opozitës shqiptare jo që bie në kundërshtim me parimet për mirëkuptim, dhe bashkëpunim për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike po përkundrazi përbën një provokim për të cënuar sigurinë dhe qetësinë publike, prandaj apelojmë që të rishikojnë vendimin e tyre duke ditur që Fronti Europian që më 9 prill ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e këtij tubimi përmbyllës deri tek Sektori për punë të brendshme, ka dërguar njoftim deri tek Komuna e Tetovës, deri tek Njësiti i zjarrfikësve dhe deri tek Ndihma e shpejtë, institucione këto që do të duhet gjitha të angazhohen për mbarëvajtjen e një tubimi të tillë madhështor.
Por ajo që ndodhi pas dorëzimit të kërkesës tonë, vetëm më 22 prill paramendojeni 10 ditë pasiqë SPB në Tetovë ka pranuar kërkesën tonë, opozita më 22 prill i drejtohet me kërkesë, me çka SPB në Tetovë si organ që jep leje për organizime të tilla, i njofton që nuk mund të organizojnë një tubim të tillë, kanë bërë tre tentativa për të pasur kontakt dhe për të evituar një situatë të tillë që do të mund të eskalonte gjendjen, megjithatë përfaqësuesit e VLEN nuk janë përgjigjur, me çka edhe në formën me shkrim u janë drejtuar atyre thirja për të pasur një takim kordinues”, thuhet në njoftimin e Frontit Europian.