Ish Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski para selisë së VMRO-DPMNE zbuloi se deri në mesnatë do të jetë e njohur përbërja e qeverisë së re dhe mandatari Gruevski do të përmbush detyrimin e tij, transmeton TetovaSot.
Veljanovski nuk zbuloi më shumë detajre në lidhje me marrëveshjen e koalicionin të ri qeveritar, dhe ne vazhdim është duke u zhvilluar edhe takimi i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
Informacioni i fundit nga zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se partia ende po i shikon të gjithë pesë skenarët e mundshëm dhe nuk ka asnjë përgjigje definitive, por së shpejti do të informojë opinionin.