Ja çka thotë Rusia për telefonatën e Putin me Trump

Për shumë vjet Moska është ankuar se Washingtoni nuk i trajton në të njëjtën mënyrë. Por në një deklaratë të lëshuar pas telefonatës në mes të Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin, për herë të parë kishte tone optimizmi.

“Gjatë takimit, të dyja palët treguan gatishmërinë për të punuar së bashku në stabilizimin dhe zhvillimin e bashkëveprimit ruso-amerikan në dobi të të dyja palëve”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu u tha se te dyja vendet u pajtuan për të ndërmarrë aksione kundër Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste në Siri.

në fund thuhet se të dy liderët u pajtuan për një takim në të ardhmen e afërt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu