Ben Blushi e quan Greqinë raciste të ulët!

Nismëtari i partisë “Libra” në Shqipëri, ish-deputeti i PS-së Ben Blushi thotë se vendimi i Greqisë për të dënuar ushtarët vetëm se bënë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare, është i ulët dhe racist.

“Standardi i padrejtë i Greqisë. Nëse ushtarët që janë fotografuar me simbolin shqiptar burgosen, ky do të ishte një standart shumë i ulët dhe racist i ushtrisë greke. Shqipëria dhe Greqia janë antëare të NATOS që do të thotë se në rast rreziku duhet te luftojnë nën të njëjtin flamur. A do arrestoheshin ushtarët grekë nëse do dilnin në foto me simbole franceze,gjermane apo angleze?Sigurisht që jo. Greqia po i ndëshkon ushtarët si shqiptarë dhe jo si qytetarë të lirë, cka është e padrejtë dhe e papranueshme!”, shkruan Blushin në një status në rrjetin social Facebook.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke tha sot se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu