Akoma mbretëron paqartësi totale në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me koalicionin qeverisës.
Sipas burimeve të Portalit Albeu.com, pjesa më e madhe e antarëve të kryesisë së BDI-së akoma janë kundër koalicionit me VMRO-DPMNE.
Siç mëson Albeu.com, shumica antarëve të kryesisë së BDI të njohur si “krahu i luftës” si Sadulla Duraku, Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Rafiz Aliti dhe Xhevat Ademi janë kundër koalicionit me VMRO, ndërsa dy emrat e njohur për publikun si të afërt me VMRO-DPMNE, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi janë për koalicion me VMRO-në dhe po lobojnë për këtë gjë.
Mësohet gjithashtu se vet lideri Ali Ahmeti nuk është i vendosur akoma por po synon për arritjen e marrëveshjes me VMRO-DPMNE. /albeu.com/