O’Brajan: SHBA është një aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut dhe do të punojë me të në reformat për të arritur integrimin euroatlantik

Xhejms O’ Brajan, ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike ka uruar zgjedhjen e presidentes së parë grua të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kumtesën në rrjetin social X (ish Tuiter).

“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani gruaja e parë e zgjedhur presidente e Maqedonisë së Veriut. Si aleatë, partnerë dhe miq me Maqedoninë e Veriut, ne presim të punojmë në reforma të rëndësishme dhe qëllime të përbashkëta në rrugën drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar O’Brajan.

Siljanovska-Davkova fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 8 maj. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet parlamentare, partia VMRO-DPMNE fitoi 58 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh.

Fitoren më parë e uroi edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu