Policia kanadeze arrestoi terroristët e krimit në xhami. ‘Allahu Ekber’ ishte thirrja e tyre para krimit (FOTO-VIDEO)

Dy persona, që të dy studentë, janë arrestuar pas masakrës me armë që la pa jetë 6 persona në xhaminë qytetin Quebec.

Personat kanë hapur zjarr ndaj atyre që gjendeshin duke u lutur në xhami rreth orës 8 të darkës së natës së djeshme. Ky sulm u cilësia si i frikshëm dhe barbar.

Dëshmitarët pohojnë se vrasësit e maskuar kanë thirrur “Allahu Ekber” me një theks si në Quebec dhe kanë lënë 6 persona të vdekur dhe 8 të lënduar, transmeton InfoShqip.com

Policia ka ndjekur aktorët për rreth 15 milje dhe ka zbuluar se ishin studentë në universitetin “Quebec’s Université Laval”.

është raportuar se sot në mëngjes një i dyshuar ka telefonuar shërbimet emergjente për të rrëfyer krimin pasi “ndihej keq” për mizorinë që kishte bërë dhe donte të vetëvritej.

Në automjetin e tyre janë gjetur një armë dore dhe dy armë të ngjashme me AK-47.

Këtë mëngjes kryeministri kanadez Justin Trudeau e ka cilësuar këtë krim masiv si “atak terrorist ndaj Muslimanëve”./InfoShqip.com

 

 

 

Burimi: DailyMail

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu