Mësohet koha kur do të dalë GTA VI

Botuesi Take-Two Interactive më në fund ka zbuluar informacione të reja në lidhje me lëshimin e GTA VI të shumëpritur.

Siç thanë nga kjo shtëpi botuese, vazhdimi i serisë GTA duhet të shohë dritën e diellit në vjeshtën e vitit 2025.

Deri më tani, ka pasur zëra se videoloja do të dalë në vitin 2025, por as nuk dihej përafërsisht se në cilën periudhë të vitit të ardhshëm mund të ndodhte.

Kjo ende do të thotë se ne nuk e dimë datën e saktë, por të paktën kemi disa informacione më shumë. Nga ana tjetër, studio Rockstar Games ka një histori të vonesës së videolojërave.

“Ne jemi të sigurt se Rockstar do t’u ofrojë lojtarëve një përvojë argëtimi që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Ata vazhdojnë të rrisin pritshmëritë tona kur bëhet fjalë për suksesin komercial”, tha Take-Two Interactive.

Kjo videolojë, të kujtojmë, është paralajmëruar për PS5 dhe Xbox X/S dhe e dimë se do të jetë e vendosur në qytetin e Vice City, dhe se do të ketë dy personazhe kryesore: Jason dhe Lucia. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu