Vizita e parë zyrtare e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova jashtë shtetit do të jetë në Vatikan dhe Romë, ku do të kryesojë delegacionin shtetëror dhe kishtar për festën e Shën Kirilit dhe Metodit. Më 23 maj, presidentja do të ketë një audiencë me Papa Françeskun dhe më pas me Sekretarin e Përgjithshëm për Marrëdhëniet me shtetet e Vatikanit.
Festa e iluministëve mbarësllavë do të mbahet më 24 maj me vizitë në Bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i Shën Kirilit e më pas në Bazilikën Santa Maria Maxhore, ku do të vendosin një kurorë në pllakën e shkruar në gjuhën maqedonase.
Në kuadër të vizitës së saj në Romë, presidentja Siljanovska-Davkova do të takohet edhe me kolegun e saj italian Serxho Matarela.
Deri më tani nuk ka konfirmim, por po tentohet të takohet edhe me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili do të jetë në Romë me delegacionin e tij. Kjo praktikë, që të dy presidentët të jenë të varri I Shën Kirillit u krijua pasi të dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë.
Në delegacionin e Siljanovska Davkovës do të jenë edhe katër përfaqësues nga Ministria e Kulturës, të udhëhequr nga zëvendësministri Onur Ali. Delegacioni do të përbëhet edhe nga anëtarët e kabinetit të Presidentit, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, Darian Sotirovski, ndërsa delegacioni i Kishës Ortodokse Maqedonase do të udhëhiqet nga Mitropoliti Timotej. Pritëse e programit kulturor do të jetë orkestra kombëtare e dhomës, por me përbërje të reduktuar.