Izet Mexhiti në ClickPlus ka komentuar deklaratën e Bilall Kasamit reaguar Ali Ahmetit ku e akuzon se synon të nxisë konflikt ndëretnike.
Mexhiti nuk vazhdoi me retorikën e njëjtë, por shtoi se situata aktuale do të shpërfaqet në kutitë e votimit siç ndodhi më 24 prill dhe më 8 maj.
“Siç kanë votuar më 24 prill, siç kanë votuar më 8 maj uroj që fillimisht të jetë qetë, të ketë dalje masovike dhe qytetarët janë ata që do të vendosin se kush do të bëhet deputet, Adnani apo ajo e PDSh-së”, tha Mexhiti.